REZIDENCA APOLLO

Rezidenca “Apollo”

Projekti ynë më i ri, rezidenca banimi në zonën e Paskuqanit, është një investim i madh në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës. Vendosur në rrugën Lidhja e Prizrenit në Paskuqan, vetëm 15 minuta larg qendrës së Tiranës, ky projekt ofron një mundësi unike për banim të rehatshëm dhe modern për banorët.

 

Me një total prej 246 apartamentesh, 45 njësi shërbimi dhe 298 vende parkimi, kjo rezidencë është e projektuar për të plotësuar nevojat dhe dëshirat e banorëve të saj. Zona e Paskuqanit ka një potencial të madh për zhvillim, duke qenë një nga zonat me rritjen më të shpejtë urbanistike në Tiranë. Me afërsinë e saj me qendrën e qytetit dhe infrastrukturën e mirë të transportit, kjo zonë ofron një ambient të qetë dhe të përshtatshëm për banim.

Në ndërtimin e kësaj rezidence, ne po përdorim materiale me cilësinë më të mirë dhe teknologji moderne për të siguruar një standard të lartë të ndërtimit. Duke u përqënruar tek detajet dhe cilësia e punës sonë, ne jemi të përkushtuar që ky projekt të jetë një nga objektet më të kualifikuara dhe të rehatshme për të jetuar në Tiranë. Nëse jeni në kërkim të një vendbanimi modern dhe cilësor në një zonë në zhvilim, rezidenca “Apollo” është zgjedhja e duhur për ju.

Faza e parë e punimeve përbëhet nga 2 objekte të vendosura përballë njëra tjetrës, duke imituar objektet me oborre të brendshme, për të krijuar oaze të gjelbra dhe hapsira rekreative për banorët, duke siguruar qetësi dhe komoditet. Fasadat do të vishen me element termik dhe do të trajtohen me sistemin kapot, ashtu si e gjithë Rezidenca është e projektuar me standartet më të larta të eficensës së enegjisë elektrike.

Apartamentet janë të tipologjisë 1+1, 2+1 dhe 3+1, me hapsira krejtësisht të përdorshme, ndricim natyral dhe tepër funksionale për familjet që do I banojnë ato.

Ne nuk po ndërtojmë një objekt, as një rezidencë, por një komunitet që do të zgjedhë të jetojë në qetësinë dhe pastërtinë e periferisë me standardet dhe aksesin e qendrës. Synimi ynë është të ndërtojmë shtëpi cilësore, moderne dhe të arrtishme për familjet e reja.

2000 m katror hapsira të gjelbra

Hapsira të përbashkëta rekreative