NEXT PREV

Designing for the

Modern Liv

10+ Vite Eksperience 3K KLIENT Nëse jeni në kërkim të një vendbanimi të rehatshëm, modern dhe me potencial në zhvillim, Rezidenca “Apollo” ofron ambiente të përshtatshe dhe të cilësore për banorët.

ing

KEOM sh.p.k, e themeluar në vitin 2014, ka si fushë veprimtarie ndërtimin, hotelerinë dhe prodhimin e tregtimin e energjisë së rinovueshme. Ne kemi krijuar besueshmëri të lartë në fushën e ndërtimit për punën tonë të përgjegjshme dhe të përkushtuar në projekte të ndryshme. Për të siguruar cilësinë dhe inovacionin në punën tonë, bashkëpunojmë me studiot më të njohura të projektimit dhe arkitekturës, duke siguruar një ekip të specializuar dhe të kualifikuar.
4
Tr Telo Ndini
Projektet tona të ndërtimit janë të dizenjuara në mënyrë moderne, duke përdorur materiale cilësore dhe zgjidhje inovative në planifikimin e tyre. Ne vlerësojmë cilësinë dhe detajet në punën tonë dhe veprojmë në bashkëpunim të ngushtë me klientët tanë për të siguruar që ndërtimet që kryejmë të përputhen me dëshirat dhe nevojat e tyre.
Me një qasje të përkushtuar ndaj punës sonë, sigurojmë që çdo projekt të përfundohet në kohë dhe në përputhje me standardet më të larta të cilësisë. Nëse jeni në kërkim të një kompanie të ndërtimit me përvojë, profesionalizëm dhe përkushtim, jemi zgjedhja e duhur për projektet tuaja. Ju ftojmë të na kontaktoni për të filluar bashkëpunimin në ndërtimin e projekteve tuaja të ardhshme.

Rezidenca “Apollo”

Projekti ynë më i ri, rezidenca banimi në zonën e Paskuqanit, është një investim i madh në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës. Vendosur në rrugën Lidhja e Prizrenit në Paskuqan, vetëm 15 minuta larg qendrës së Tiranës, ky projekt ofron një mundësi unike për banim të rehatshëm dhe modern për banorët.